fbpx
16.5 C
Geneva
Thursday, October 31, 2024

Promovim i shkëlqyshëm e grupit “Visar Kuçi Trio“ në Këln

Me iniciativë të shoqatës kulturore shqiptarë “UraCult“, të shtunën në mbrëmjë, më 16 tetor qyteti i Këlnit pati fatin të ketë të ftuar grupin tashmë të njohur kosovar me muzike Jazz, “Visar Kuçi Trio“ që prezantoi pjesë nga Albumi i tij i dytë „Departures“.

Kryetari i kësaj shoqate, Ali Salihu në hapje të koncertit falenderoi artistët që zgjodhën pikërisht shoqatën UraCult dhe Këlnin për të bërë promovimin e Albumit si dhe falenderoi publikun që kishte mbushur sallën për të qenë i pranishëm në këtë eveniment kulturor. I pranishëm ishte edhe Konsulli i përgjithshëm i Republikës së Kosovës me seli në Dyseldorf, Arjan Koshtunjeva. Repertori i grupit  ishte mjaft i pasur dhe shumë profesional, falë interpretimit të shkëlqyshëm të tre artistëve të rinj kosovarë. Pjesët  që ata interpretuan nisën nga standardet e xhazit të luajtura në mënyrë klasike deri në formën e xhazit eksperimental që kishin si bazë kompozimet  e bëra nga vetë  themeluesi i grupit, Visar Kuçi, i shoqëruar nga bashkëpunim shumë produktiv edhe nga dy kolegët. Publiku mirëpriti dhe vlerësoi maksimalisht këtë koncert duke e shprehur këtë me duartrokitje të zgjatura për mysafirët.

Kitaristi Visar Kuçi dhe dy multiinstrumentistët e tjerë, Enver Muhamedi dhe Enes Bajramliqi  e kanë themeluar këtë grup qysh prej vitit 2013.  Ata janë bërë shumë të njohur përmes koncerteve në Prishtinë dhe qytete të tjera, por ky ishte koncerti i parë i një turneu të saponisur në Europë,  pas një pauze të gjatë për shkak edhe të Pandemisë. Në vitin 2017 ata prezantuan  Albumin e parë „ Modern Vaves“ duke nxjerrë në pah talentin e tyre shumëdimensional në skenën e Jazz -it dhe që u mirëprit shumë nga publiku. Albumi i ri i dytë “Departures”, i regjistruar në Stamboll, u prezantua fillimisht në Prishtinë dhjetorin e kaluar. Vetë Visari, i cili ka studjuar në Gjermani, njihet  po ashtu prej si violinist i talentuar.  Ndërkombëtarisht ai ka punuar me Rhani Krija, Christian Maske, Clay Ross dhe është anëtar i Filarmonisë së Mannheim-it.  Ndërsa Enver Muhamedi (kontrabas) që jeton në Turqi,  është bërë i njohur jo vetëm si kontrabandist por edhe  me kompozimet e tij mjaft të suksesshme duke qenë shumë aktiv në disa projekte Jazz në Stamboll.

Enes Bajramliqi  (bateri) ka meritën e madhe që ka qenë pjesë e regjistrimit të albumeve të njohura të këngëtares nga Shqipëria në Jazz, Elina Duni. Si Enveri, ashtu edhe Enesi janë  artistë me përvojë, por në fillim ky bashkëpunim si grup ka nisur duke interpretuar muzikë të kompozitorëve të tjerë, ndërkohë që prej tetë vitesh kanë themeluar grupin e Trio-s duke krijuar tashmë  identitetin e tyre falë kompozimeve të Visarit.  Visari vetë është shprehur në shumë intervista mjaft mirënjohës ndaj dy kolegëvë, të cilët janë jo vetëm instrumentistë shumë të mirë, por edhe shokë shumë të mirë që kanë mirëkuptimi për gjithçka në funksion të qëllimi të tyre: Prezantimi i një grupi mjaft dinjitoz në skenë. Tre të talentuarit kosovarë kanë guximin për të ekspoluar edhe më shumë duke ofruar diçka ndryshe në këtë zhanër siç është muzika Jazz.  Ajo që e bën më të veçantë  albumin e fundit, janë edhe kompozimet  me elementët shqiptarë  apo elementë të Ballkanit në përgjithësi.

Koncerti i së shtunës në Këln nuk ishte pa emocione veçanërishtpër vetë Visarin. Pas studimeve në Mynster, ky ishte koncerti i parë në këtë qytet dhe në një sallë të njohur për artistë me famë në skenën e Jazz-it. Ndaj edhe përgjegjësia për të qenë para publikut në nivelin më të lartë e bëri atmosferën edhe më të mrekullueshme. Ai bashkë me dy artistët e tjerë jo vetëm interpretaun shkëlqyshëm duke pushtuar sallën përmes tingujve Jazz por edhe komunikimi me spektatorët ishte mjaft i sinqertë. Visari bashkë me dy kolegët janë pjesë e një rruge etëndjekur më parë nga artistë të tjerë nga Kosova, të cilët kanë kohë që po promovojnë një muzikë të tillë, e cila dikur nuk ndiqej fare.  Magjia e Trio-s dhe veçanërisht e kitarës së Visar Kuçit nuk do arrinte deri në Këln apo më vonë Vjenë, në se nk do të ekzistoni dy shoqatat e njohura tashmë shqiptare që veprojnë në këto dy qytete, URACult dhe KÂ, të cilat ishin ato që iniciuan dhe koordinuan organizimin e dy koncerteve të ndihmuara (pjesërisht) nga Ministria e Kulturës së Kosovës që është njëkohësisht një shembull i mirë i bashkëpunimit të shoqatave të mërgatës.

Ndaj edhe Visari shprehu falenderimin më të madh për këto dy shoqata por veçanërisht për kryetarët e tyre që punojnë seriozisht dhe me profesionalizëm për realizimin e projekteve. Unë dhe  të gjithë të pranishmit e Koncertit në Këln do ta mbajmë mend gjatë interpretimin e shkëlqyer të tre djemve të grupit „Visar Kuçi Trio“ me shpresë që ky koncert nuk do të jetë i fundit. Pas Këlnit, koncerti i rradhës do jetë në Vjenë e  më vonë në Zvicër dhe Turqi, ndërkohë që Visari me grupin po punojnë paralelisht për kompozimet e reja të një Albumi të tretë në rradhë.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img