fbpx
18.8 C
Geneva
Monday, September 30, 2024

Protestuesit në Bërnjak përgatisin edhe ushqim në tendat e qëndrimit

Për të nëntën ditë me radhë serbët janë duke protestuar në Bërnjak dhe Jarinjë, duke i bllokuar rrugët për qarkullim kjo pas reciprocitetit për targat.

Protestuesit në Bërnjak kanë vendosur tenda të qëndrimit, ky aty edhe përgatisin ushqim.

Aty pjesë në protestë janë duke marrë edhe gra, si dhe rrugët janë të bllokuara me kamionë që janë të mbushur me zhavorr, njofton Klankosova. tv.

Pos protestuesve në Bërnjak ka edhe pjesëtarë të njësisë speciale të Kosovës që janë dke qëndruar për disa ditë. Si pasojë e këtyre zhvillimeve delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit janë duke zhvilluar takim sot në Bruksel nën shoqërimin e emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsolav Lajçak.

Ndërsa, presidentja e Komisionit Evropian gjatë vizitës së saj sot që ka bërë në Kosovë ka thënë që rruga më e mirë mes dy vende është dialogu. Po ashtu edhe zëvendësndihmës sekretari amerikan për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, këtë të mërkurë ka bërë thirrje që situata të qetësohet duke theksuar se tensionet janë rritur mes dy shteteve.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img