Qalaj bën thirrje që vendimi i qeverisë të zbatohet deri në fund

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Situata e fundit në Kosovë, ka zgjuar reagime të shumta.

Ish drejtori i policisë, dhe tani anëtarë i Partisë Demokratike, Rashit Qalaj, ka folur për masën reciproke të vendosur nga qeveria e Kosovës, në
lidhje me targat e Serbisë.

Qalaj tha në Rubikon se përkrah këtë vendim, pasi që sipas tij, nëpërmjet kësaj po vendoset sovraniteti në Kosovë, dhe se këtu nuk ka vend për opozitarizëm, por se duhet përkrahur nga të gjithë.

Megjithatë, ish drejtori i policisë sugjeroi se qytetarët duhej të informoheshin gradualisht për masat që do merreshin, në mënyrë që ata të bëheshin gati.

Ai bëri thirrje që vendimi i qeverisë të zbatohet deri në fund, por shtoi se do të jetë një gabim i madh nëse qeveria tërhiqet nga vendimi, pa arritur një marrëveshje të dyanshme.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img