Rakiq merr telefonata ‘serioze” nga Washingtoni dhe Berlini për çështjen e Presidentit – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Rakiq merr telefonata ‘serioze” nga Washingtoni dhe Berlini për çështjen e Presidentit

rakiq-merr-telefonata-‘serioze”-nga-washingtoni-dhe-berlini-per-ceshtjen-e-presidentit

Një zyrtar i Listës Serbe i ka konfirmuar Klan Kosovës se kryetari i kësaj liste njëherësh ministër për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq ka pasë disa telefonata siç i ka quajtuar ai “serioze” nga Washingroni dhe Berlini.

Në këto telefonata Rakiqit thotë ky burim brenda Listës Serbe i është kërkuar konstruktivitet dhe qasje racionale në raport me çështjen e zgjedhjes së Presidentit të ri të Kosovës.

Por një bisedë e tillë në detaje ka munguar këtë të premte në mes të zyrtarëve të Listës Serbe dhe atyre të Beogradit.

Ndryshe, Lista Serbe që ka 10 deputetë në legjislaturën e tetë asnjëherë nuk e ka bërë të qartë pozicionin e saj rreth Presidentit, madje kjo listë e ka dërguar në Gjykatën Kushteshtuese Qeverinë e kryeministrit Albin Kurti me pretendimin se i ofroi asaj vetëm një post ministror, e jo dy siç kërkoi.

Të ngjajshme

Ndodh edhe kjo: Shqiptarin e bezdis zhurma i shkëput ventilatorin 76 vjeçarit që ishte i intubuar

albswiss.com

Vdes prokurori kosovar

albswiss.com

Dalin para gjykatës 11 zyrtarët e shtetit që u arrestuan të mërkurën

albswiss.com