Ramadani: Janë infektuar mbi 75 mijë qytetarë, grupmosha më e prekur 30-39 vjeç – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Ramadani: Janë infektuar mbi 75 mijë qytetarë, grupmosha më e prekur 30-39 vjeç

ramadani:-jane-infektuar-mbi-75-mije-qytetare,-grupmosha-me-e-prekur-30-39-vjec

Një vit me pandeminë, Ramadani: Janë infektuar mbi 75 mijë qytetarë, grupmosha më e prekur 30-39 vjeç.

Drejtori i Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), Naser Ramadani ka thënë se që nga fillimi i pandemisë e deri më 11 mars 2021 kanë testuar 345 mijë e 64 persona të dyshimtë për coronavirus.

Ramadani deklaroi se duhet të vazhdohet me masa mbrojtëse antiCOVID-19 dhe se çdo qytetar duhet të respektojnë këto masa, transmeton Telegrafi.

“Nga data 8 shkurt 2020 deri më 11 mars 2021 janë testuar 345 mijë e 64 persona të dyshimtë për coronavirus dhe u gjurmuan të gjitha kontaktet e rasteve të konfirmuara. Deri më sot me coronavirus janë konfirmuar 75 mijë e 180 raste. Deri më 11 mars, 63 mijë 380 raste janë shëruar, raste aktive janë 10 mijë 318. Në dy javët e fundit janë raportuar 7 mijë raste pozitive, 94 raste fatale”, tha ai në mbledhjen e Komitetit për COVID-19.

Ramadani bëri të ditur se grupmosha më e prekur nga coronavirusi është 30-39 vjeç.

Gjithashtu, ai tha se janë në pritje të vaksinave antiCOVID-19 dhe se menjëherë do të bëhet dhënia e tyre në çdo komunë të Kosovës.

Të ngjajshme

Lumir Abdixhiku uron Ditën e Kushtetutës: Duhet ta kemi udhërrëfyes për vlerat demokratike

albswiss.com

Vlora Dumoshi: Jam e gatshme të kandidoj për kryetare të Prishtinës

albswiss.com

Nga e hëna të gjithë avokatët do t’i bojkotojnë seancat gjyqësore

albswiss.com