11.2 C
Geneva
Wednesday, October 29, 2025

Ramush Haradinaj pret delegacion nga Gjeneva: “Suksesi i Skender Salihit, shembull frymëzues për rininë shqiptare”

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në zyrat e partisë një delegacion nga Gjeneva, të udhëhequr nga deputeti në Parlamentin Kantonal të Gjenevës, z. Skender Salihi. Në përbërje të delegacionit ishin edhe z. Përparim Bytyqi, z. Luca Staeger dhe z. Giorgio Costantino – figura të njohura për angazhimin e tyre në jetën institucionale dhe publike të Zvicrës.

Në këtë takim u diskutua për rolin e rëndësishëm të mërgatës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë, si dhe për rëndësinë e përfaqësimit të denjë të shqiptarëve në institucionet ndërkombëtare. Kryetari Haradinaj vlerësoi lart suksesin e deputetit Skender Salihi, duke e cilësuar atë si një dëshmi të qartë të integrimit të plotë të komunitetit shqiptar në Zvicër dhe të kontributit të drejtpërdrejtë të tij në proceset e qeverisjes dhe vendimmarrjes.

“Suksesi i z. Skender Salihi është një arritje që na nderon të gjithëve dhe një shembull i fuqishëm që duhet të shërbejë si frymëzim për të rinjtë shqiptarë në diasporë. Është dëshmi se komuniteti ynë është jo vetëm i integruar, por edhe kontribues aktiv në ndërtimin e shoqërive demokratike në vendet ku jeton”, u shpreh Haradinaj.

Gjatë takimit u theksua edhe nevoja për bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve në Kosovë dhe atyre në vendet ku jeton diaspora, me fokus të veçantë në përfshirjen e brezit të ri në procese vendimmarrëse dhe përfaqësuese.

Kryetari Haradinaj falënderoi delegacionin për vizitën dhe shprehu gatishmërinë e Aleancës për të qenë gjithmonë partnere dhe mbështetëse e fuqishme e diasporës shqiptare, në angazhimin e saj për përfaqësim dinjitoz dhe ruajtje të lidhjeve me atdheun./albswiss.com/

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img