fbpx
21.4 C
Geneva
Friday, August 30, 2024

Reagon presidena, mohon se DASH e paralajmëroi Osmanin për rrezikim të sigurisë kombëtare në veri

Presidenca mohon se DASH e paralajmëroi Osmanin për rrezikim të sigurisë kombëtare në veri.

Këshilltarja e presidentes Vjosa Osmani, Donjeta Miftari, ka thënë se Osmani ka diskutuar për zhvillimet e fundit në veri të vendit me zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit, por se nuk është paralajmëruar për rrezikimin të sigurisë kombëtare.

“Presidentja Osmani i diskutoi zhvillimet e fundit në veri të vendit me zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit, por në mënyrë të pasaktë është raportuar se gjatë kësaj telefonate Presidentja Osmani ishte paralajmëruar se vendimet e institucioneve kosovare e kanë vënë në rrezik sigurinë kombëtare të vendit. Unë isha e pranishme gjatë kësaj telefonate dhe e konfirmoj se kjo është e pasaktë”, ka thënë Miftari.

Më herët në media ishte raportuar nga burime ndërkombëtare se presidentes Osmani i është shprehur drejtpërdrejt pakënaqësia për mënyrën se si institucionet e Kosovës e kanë organizuar aksionin në veri, duke dërguar forcat speciale.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img