Fitore e vështirë për Realin, shkëputet në La Liga.
Reali e ka mundur 2-1 Athletic Bilbaon për të shkuar në kuotën e 46 pikëve, tetë më shumë se ndjekësi më i afërt, Sevilla.
Real Madridi ka marrë tri pikë me shumë vështirësi në San Mames, duke e mundur 2-1 Athletic Bilbaon.
Të besuarit e Carlo Ancelotit e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë.
Karim Benzema shënoi dy gola të shpejtë në minutën 4’ dhe 7’ për 2-0.
Vendasit reaguan menjëherë, në minutën e 10-të, ngushtoi epërsinë Sancet duke shënuar për 2-1.
Pavarësisht tentimeve të shumta nga të dyja skuadrat, 80 minuta të kohës së rregullt dhe tre minuta shtesë nuk sollën më asnjë gol, duke u mbyllur sfida me rezultatin e minutës së 10-të.
Kjo është një fitore e madhe për Realin, që shfrytëzoi gabimet e Sevillës dhe Atleticos.
Aktualisht, Reali ka 46 pikë, tetë larg ndjekësit më të afërt Sevillës, dhe 15 larg Atleticos e 18 larg Barcelonës.