Real Madridi heq dorë nga Haalandi.
Real Madridi është tërhequr nga gara për shërbimet e Erling Haalandit. Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, drejtuesit e klubit kanë hequr dorë për t’i siguruar shërbimet e norvegjezit.
Takimi i fundit ndërmjet klubit spanjoll dhe menaxherit të lojtarit Mino Raiola, ka bërë që krerët e skuadrës spanjolle të mos i plotësojnë kërkesat e lojtarit.
Haaland pritet të largohet gjatë kësaj vere nga Dortmundi.
Klubi gjerman është i gatshëm ta shesë norvegjezin për një ofertë mbi 100 milionë euro.
Për 20-vjeçarin interesim kanë shprehur Barcelona, Chelsea, Manchester Unitedi dhe PSG-ja.
Këtë edicion norvegjezi ka shënuar 33 gola dhe ka bërë tetë asistime në të gjitha garat.