Rezultati i votave nga diaspora, reagon Mërgim Lushtaku

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Sot janë numëruar votat nga diaspora.

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka reaguar pas njoftimit të KQZ-së për atë se si diaspora ka votuar për garën në qytetin e Skenderajt, ku PDK është përfaqësuar nga Fadil Nura derisa kundërkandidat ka pasur Bekim Jasharin.

Lushtaku thotë se përqindja e votave të diasporës dëshmon për besimin që ata kanë në Partinë Demokratike të Kosovës.

“Faleminderit diasporë , faleminderit bashkëqytetarë të Skenderajt që jetoni dhe veproni në diasporë!

Mbi 80% e juve votuat për PDK-në dhe kandidatin e saj z. Fadil Nura. Kjo përqindje e lartë dëshmon besimin dhe vlerësimin e lartë që keni për PDK-në dhe qeverisjet e mira të saj në Skenderajn tonë.

Së bashku vazhdojmë edhe shumë punë të mira për Skënderajn!”, ka shkruar Mergim Lushtaku.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img