Rrëfimi për ditarin e mësuesit nga Drenica që i mbijetoi edhe luftës – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Rrëfimi për ditarin e mësuesit nga Drenica që i mbijetoi edhe luftës

rrefimi-per-ditarin-e-mesuesit-nga-drenica-qe-i-mbijetoi-edhe-luftes

Ditari i mësuesit nga Drenica që i mbijetoi edhe luftës.

Mësuesi Ismail Qelaj kishte shënuar në ditarin e tij në secilën ditë që mbajti mësim gjatë luftës.

Në këto male para 23 viteve u improvizua një shkollë për fëmijët e Drenasit.

Duke qenë se në shkollën e fshatit Kishnarekë, nuk lejohej të mbahej mësimi e të gjendur në kohë lufte, mundësia e vetme e banorëve atëherë ishte që atë ta ndertonin me najlonë dhe drunj.

Ani pse në pamje të parë nuk ngjante me një mësnojëtore, kjo ishte pak e rendësishme për nxënësit dhe mësuesit pasi vullneti për të ndjekur mësimet i bënte të papërfillshme kushtet.

E përpjekjet e të gjithëve ishin që mësimi të zhvillohej si në shkollat e tjera.

Disa të ulur në tokë, disa të tjerë në ulëse të improvizuara, dëgjonin me vëmendje mësuesin Ismail Qelaj.

Ky i fundit, që ndërroi jetë në vitin 2014, kujdesej që të mbante shënime për gjithcka, në një ditar,
Por nuk kaloi shumë kohë dhe serbet gjatë një ofensive në fshatin Kishnarekë i vunë flakën kësaj shkolle të improvizuar.

Shumcka u dogj, por jo edhe ditari i mësuesit Ismail.

Në të verehët qartë përkushtimi i mësuesit duke shënuar gjithë punën e tij për aq sa mësoi 29 nxënësit e regjistuar.

Por duke qenë se ishte kohë lufte, jo të gjithë arrinin të shkonin rregullisht në shkollë e madje 5 nga nxënësit nderprenë edhe mësimin.

Ditarin e mësuesit, që flakët i lanë gjurmë, por nuk arriten të shlyenin dëshminë se në këtë fshat të Drenicës mësohej në kohë lufte, e mban tash djali i tij, Izjah Qelaj.

Për të, nuk është thjeshtë një ditar i zakonshëm.
Kur lufta përfundoi, për nxënësit u ndërtua një shkollë e re, në të cilën mësuesi Ismail u angazhua sërish, deri në vitin 2014.

Ky ditar, ishte edhe një nga amanetet e babait të tij, para se ai të ndërronte jetë.

Ai tutje ka shtuar që mësuesit në koordinim me banorët e fshatit dhe shtabin e përgjithshëm të U֔ÇK-së në Kishnarekë ishin organizuar që të jenë afër nxënësve edhe për t’i qetësuar nga traumat e luftës.

Pos në shkollën e improvizuar, mësimi ishte zhvilluar edhe nepër oda, shpesh nën zhurmën e granatave.

Por mësuesit nuk kishin menduar të dorëzoheshin ndonjëherë nga misioni i tyre.

Kështu thotë Heset Çelaj, që ishte mësues i 30 nxënësve atëherë.

Por gjithcka zhvillohej me kushtet minimale e librat ishin të paktë.

As kjo nuk ishte pengesë për ta.

Mësimin e ndalen kur situata u përkëqësua më shumë.

Mungesa e librave, sic tregon ai që kujdesej për to gjatë asaj periudhe ishte e madhe.

Edhe donacionet kishin ardhur në mënyrë vullnetare dhe me to ishin shërbyer para dhe gjatë luftës, derisa mësimi u nderpre.

Serbët kishin tentuar që ta digjnin edhe bibliotekën, por zjarri nuk dëmtoi gjithë librat.

Si ditari i mësuesit Ismail, pjesërisht i djegur edhe biblioteka mbeti si dëshmi që mes granatimeve, në Kishnarekë, nuk hoqën dorë nga mësimi.

Të ngjajshme

Balje: Dy deputetë nga komunitetet do të jenë ministra në Qeverinë Kurti, një zëvendësministër

albswiss.com

Nisma Socialdemokrate 7-vjetorin e themelimit

albswiss.com

Petkoviq në alarm: Kurti njoftoi përfundimin e dialogut, Brukseli të reagojë

albswiss.com