7.2 C
Pristina
Saturday, October 16, 2021

Rritja e rasteve me koronavirus, nesër mblidhet Komiteti për vlerësimin e situatës me Covid-19

Nesër mblidhet Komiteti për vlerësimin e situatës me Covid-19.

Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike me virusin Covid-19, do të mblidhet nesër në mëngjes, shkruan Gazeta Express.

Këtë e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për media.

“Nesër (e premte, 12 mars 2021) mbahet takimi i radhës i Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19”, thuhet në njoftim.

Në ndërkohë në 24 orët e fundit në Kosovë nga 3.621 mostra të marra, 632 kanë rezultuar pozitive, ndërsa janë regjistruar edhe 8 viktima. IKSHPK ka njoftuar edhe për 397 pacientë të shëruar nga ky virus.

Të Fundit
spot_img
Postime të ngjajshme
spot_imgspot_img