Çdo vit në Gjenevë organizohet Salloni i librit.
Edhe kësaj here pranvera e gjen Gjenevën në një magji të letërsisë.
Që nga data 19 mars e deri më 23 mars, plot pesë ditë, në Palexpo, do të na mundësoj të njihemi me autorë të shumë vendeve.
Falë një programi të shkëlqyer, magjepës dhe original, jo vetëm magjia e letërsisë por edhe ajo e imagjinatës dhe e krijimit do të na shoqërojnë ditë të tëra.
Në qendër të vëmendjes këtë vit të ftuarit e nderit janë Maïtena Biraben, Jérôme Ferrari dhe Éric-Emmanuel Schmitt të cilët kanë një program të veçantë të takimeve.
Salloni i librit 2025 përfshinë gjithësejt më shumë se 600 autorë nga vende të ndryshme e që prezentojnë veprat e tyre edhe në gjuhën të ndryshme.
Kemi mësuar se si çdo vit edhe kësaj radhe do të ketë edhe autorë shqiptarë.
Palexpo gjatë këtyre pesë ditëve është e mbushur me romane, vepra komike, fantashkencë, poezi, vepra për rini, romane policorë-detektivë, vepra nga filozofia, nga udhëtimet, të atyre fantastike, libra për mirëqenie, romancë etj.
Të gjithë ata që e duan librin, nuk duhet humbur këtë mundësi por të shkojmë e të takojmë autorët tanë të preferuar e të njihemi njëkohësisht edhe me autorë të rinjë.
Janë të organizuara më shumë se 300 vendtakime: magjepse që do t’ju emocionojnë dhe do të përfitoni nga seancat e organizuara të nënshkrimeve nga autorë të njohur e të shkëlqyer.
Pos 11 skenave dhe një studio organizohen edhe 4 ekspozita tematike.
Në programin e këtij Salloni të librit janë organizuar edhe animacione për të rinjë.
Nga fëmijët tek adoleshentët, gjithëçka është menduar mirë për të gjithë lexuesit e vegjël. Kjo do të jetë edhe një kënaqësi për fëmijët!
Salloni i librit këtë vit do të jep pesë çmime letrare dhe artistike. Mundësia për të zbuluar fituesit e tyre është kënaqësi e të gjithë ne lexuesve.
Mos e harroni këtë ngjarje, rezervoni në agjendën tuaj këto data dhe vizitoni Gjenevën e cila pra nga data 19 e deri me 23 mars kthehet në një kryeqytet të letërsisë.
Mirishahe Limani Hiler