fbpx
18.8 C
Geneva
Monday, September 30, 2024

Seanca e nesërme anulohet ndaj Mustafës, dëshmitari i tretë e përfundon sot intervistimin

Anulohet seanca e nesërme ndaj Mustafës, dëshmitari i tretë e përfundon sot intervistimin.

Dëshmitari i tretë në rastin e Salih Mustafës, e ka përfunduar dëshminë e tij para trupit gjykues të Dhomave të Specializuara të Hagës.

Për këtë arsye seanca e nesërme është anuluar, pasi dëshmia e dëshmitarit të tretë e cila parashihej të mbahej edhe nesër, ka përfunduar sot, njofton Klankosova tv.

Ndryshe dëshmitari sot gjatë deklarimit të tij, ka thënë se pasojat e asaj që i ka përjetuar gjatë luftës, vazhdon t’i ketë edhe sot.

“S’muj me fjet…shoh ëndrra. Këto gjëra janë përjetime shumë të rënda janë të tmerrshme të cilat i barti edhe sot. Një film nëse e shoh, me luftë ose diçka, kur shkoj në mbrëmje të flej, natën çona, djersitna shumë mi kujton ngjarjet, më vijnë zërat e njerëzve që më kanë torturuar”.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img