9.9 C
Geneva
Thursday, May 8, 2025

Seanca për ndryshimin e Ligjit të Zgjedhjeve, caktohet ora

Zhvillimet në politikën Kosovare

Seanca e radhës në Kuvendin e Kosovës për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme pritet të mbahet nga ora 21:00.

Një gjë të tillë e kanë bërë të ditur burime të T7, derisa është njoftuar edhe se janë shtuar pakënaqësitë nga subjekti opozitar LDK për votimin e presidentit.

Nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk është parë si kërcënim një propozim për ndryshim të këtij ligj. Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, ka thënë se ndryshimi i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme ka qenë në kuadër të premtimeve të këtij subjekti politik.

Ne jemi në pritje të konstruktivitetit të subjekteve politike, në ndërkohë ne e kemi bërë një zotim se do ta ndryshojmë ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, ku jemi zotu që mërgatës të votohet shumë më lehtë në të ardhmen. Presim subjektet e tjera ta kryejnë obligimin kushtetues. Ata kanë dhënë një zotim para se me ndodh kjo, unë mendoj që të gjitha subjektet e tjera politike duhet ta kenë prioritet ndryshimin e këtij zgjedhje, sepse vërtetë kemi obligim ndaj bashkatdhetarëve tanë. Nuk do të ishte mirë të shihej si kërcënim, kjo është në kuadër të zotimeve tonë”, deklaroi Kollçaku për T7

Në anën tjetër, LDK ka paralajmëruar konferencë për medie nga ora 20:00

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img