Deputetët e Kuvendit të Kosovës në ora 19:30 pritet të mblidhen për të votuar për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.
Ndonëse ishte paralajmëruar që kjo seancë të mbahej në ora 17:00, Reporteri.net mëson se do të mbahet në ora 19:30.
Ky burim i Reporteri thotë se mund të ketë sërish edhe një shtyrje tjetër pro një gjë është e sigurtë ajo do të mbahet sonte.
Qeveria Kurti synon që në këtë seancë të bëjë ndryshimin e Ligjit, ku qytetarëve të Kosovës që jetojnë në diasporë t’u mundësohet votimi nëpër ambasada.
Kjo iniciativë u kundërshtua nga partitë opozitare.