Të shtunën më 16.10.2021, në 1 vjetorin e shkuarjes në amshim të veprimtarit Selim Musaj, në Bar Trattoria ORIKUM në Colle Umberto (Treviso-Itali), familja Musaj e organizojë një Drekë Përkujtimore për veprimtarin e njohur të çështjes kombëtare, profesorin dhe intelektualin e kalibrit Selim Musaj, ish themeluesin dhe kryetarin e parë të UNIKOMB-it me seli në Treviso (Itali).
Tubimin e deklaroj të hapur Arif Musaj, me ç’rast i përshendeti të gjithë pjesëmarrësit duke i falenderuar për pjesëmarrje në këtë drekë përkujtimore për veprimtarin Selim Musaj.
Më pas u vazhdua me fjalët përshendetëse. Nga evokimet e shokëve, miqve dhe bashkëveprimtarëve, u shpalos një pjesë e veprimtarisë së tij atdhetare me ç’rast u vërejtejn çartë gjurmët e pashlyera që Selim Musaj ka lënë në mesin e mërgatës sonë.
Pas fjalëve përshendetëse, u shtrua dreka me ushqime të shijshme nga kuzhina e ORIKUM-it, pronë e shqiptarit Skender Alijaj.
Ne mërgimtarët, përveq lidhjeve të gjakut dhe lidhjeve emocionale që kemi për vendlindjen, na bashkon edhe dhimbja për njëri-tjetrin.
Njeriu kur ndjen dhimbje është i gjallë, por kur ndjen dhimbjen e tjetrit është njeri!
Njerëzit e mëdhenjë u ngjajnë objekteve gjigante, sa më shumë largohemi prej tyre i shohim më mirë. Kësisoji, edhe distanca kohore nga shkuarja në amshim e Selim Musajt, do t’na bëjë ta kuptojmë më mirë madhështinë e tij.
Njerëzit e mirë mund të jenë të varfër me para, por janë me shpirtë të pasur dhe fisnik.
Njerëzit shpirtëmirë jetojnë edhe pas vdekjes në kujtesën e të gjallëve. Përmbyllja e ciklit jetësorë në këtë botë, e shënon fillimin e përjetësisë në botën tjetër dhe në kujtesën e secilit prej nesh.
Selim Musaj ishte njeri i fjalës dhe besës, ishte personalitet unifikues i mërgatës sonë, ishte njeri i sinqertë, fjalë pak e punë shumë.
Me të ndjerin Selim Musaj ishim në rrugë të mirë të unifikimit të mërgatës sonë…
Selim Musaj nuk ishte njeri i prapaskenave, por ishte njeri i guximshëm që i thoshte të vërtetën secilit në sy.
Selim Musaj ishte misionar i unifikimit të shqiptarëve në një çati të përbashkët, i cili për qëllim e kishte faktorizimin e shqiptarëve si etnitet dhe dëgjimin e zërit tonë nga autoritet italiane.
Mungesa e një veprimtari të kalibrit siq ishte Selim Musaj është e madhe dhe e pakompensueshme për mërgatën shqiptare, e në veçanti për familjen, por krenaria për veprat që la pas do t’na lejtësojnë dhimbjen për të!
Në fund, vajza e Selim Musajt, Esantila me emocione të thella shpirtërore i falenderoj të gjithë të pranishmit në këtë Drekë Përkujtimore për babain e saj; “Ju faleminderit të gjithëve nga zemra për prezencën tuaj dhe fjalët e bukura, të cilat na lehtësuan dhimbjen dhe na shtuan akoma më shumë krenarinë për babain tonë. Tani po e kuptojmë se nuk jemi vetëm, ju kemi juve, ua kthefshim për gëzime!”
Ishin këto momente të veçanta emocionuese të papërshkruara me fjalë. Vetëm ndjenjat e brendshme shpirtërore i kuptojnë momentet e tilla emocionale të familjarëve për më të dashurin e tyre.
Veprimtaria atdhetare e Selim Musajt është sa e madhe po aq e bujshme, esplorimi i së cilës kërkon kohë dhe hapësirë të madhe, andaj këtë do ta bëjë përmes një publikimi të veçantë në një moment të përshtatshëm kohorë.
U prehtë në mirësinë e parajses shpirti i bardhë i Selim Musajt, i atdhetarit që nuk u ndal së vepruari deri në frymën e tij të fundit!
I përmotshëm qoftë kujtimi!
Lavdi jetës dhe veprës të Selim Musajt, figurës emblematike të mërgatës sonë!