15.2 C
Geneva
Tuesday, October 21, 2025

Seminarin dyditor i Shkollës Shqipe

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë (KKAD), organizon seminarin dyditor me temë:

Rrugëtimi i klasave të gjuhës shqipe në diasporë: nga entuziazmi i fillimit te qëndrueshmëria dhe cilësia e mësimit.

Tematikat e seminarit do të jenë:

  • Roli i mësuesit në forcimin e klasave ekzistuese dhe në ruajtjen e interesit të nxënësve
  • Metoda dhe qasje didaktike efikase në përshtatje me kushtet e reja mësimore : Përdorimi i teknologjisë, platformave digjitale, aktiviteteve kulturore dhe lojërave edukative.
  • Rëndësia e ndërtimit të një modeli të qëndrueshëm bashkëpunimi, mes prindërve, mësuesve dhe institucioneve shqiptare.

Ftohen të gjithë mësimdhënësit në diasporë të marrin pjesë me punimet e tyre në seminarin e organizuar nga KKAD përmes platformës Zoom, më datat  6 – 7 dhjetor 2025: 06 dhjetor 2025 – ora 18.00 – 21.00 dhe  07 dhjetor 2025 – ora 16.00 – 20.00.

Udhëzime për ligjëruesit në seminar:

  • Punimi duhet të jetë në formatin Word
  • Kohëzgjatja e ligjëratës, maksimalisht 10 minuta
  • Ligjërata të jetë në përputhje me tematikat e lartpërmendura të seminarit
  • Punimi dërgohet me mail në adresën : kkadinfo@gmail.com
  • Afati i fundit i dorëzimit është data 15 nëntor 2025

Mirë se vini në këtë rrugëtim të përbashkët të mësimit shqip në diasporë!

Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img