Qytetarët serbë kanë protestuar sot kundër qëndrimit të Qeverisë së Kosovës, për mosmbajtjen e zgjedhjeve serbe të 3 prillit në Kosovë pa një marrëveshje Kosovë-Serbi.
Ndryshe, sot përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë përmes një deklaratë për media janë shprehur se qytetarët kanë të drejtën e tubimit paqësor por kanë edhe përgjegjësinë për të siguruar që tubime të tilla të jenë paqësore dhe të mos bëhen të dhunshme.