Mbyllen pjesët e para: Pa gola mes Shakhtar dhe Inter, Ajax në epërsi ndaj Besiktas.
Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet që janë duke u zhvilluar.
Shakhtar Donetsk është duke barazuar pa gola me Interin, derisa Ajaxi është në epërsi ndaj Besiktasit (2-0), shkruan lajmi.net.
Ndeshja mes Shakhtar dhe Inter është e baraspeshuar, me dy skuadrat që po zhvillojnë ndeshje në mesfushë.
Në lëndim i tmerrshëm i ndodhi sulmuesit të Shakhtarit, Traore që u largua me barela nga fusha, derisa duket mjaftë seriozë.
Inter posedoi më shumë topin, por nuk kishte raste konkrete, njësoi si Shakhtar që provoi më shumë ndërtimin e aksioneve nga dy krahët.
Ndërkohë, Ajax është në epërsi ndaj Besiktas me rezultat 2 – 0.
Golin e parë për vendasit e shënoi Berghuis pas një asistimi të Tadicit (17′).
Kurse, afër fundit të pjesës së parë, Sebastian Haller dyfishoi shifrat (43′).
Mbetet të shihet nëse do ndryshojnë rezultatet në 45 minutat e dytë