fbpx
24.2 C
Geneva
Tuesday, October 1, 2024

Shala – Qeverisë: Jeni marrë vesh në Bruksel me Serbinë për çështjet tona

Nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala, ka deklaruar se Qeveria është marrë vesh në Bruksel me Serbinë për çështjet e shtetit të Kosovës.

Me marrëveshjen e Brukselit për çështjen e targave, Shala tha se qeveria e ka kthyer një pjesë të territorit në një zonë neutrale.

“Ju jeni marrë vesh në Bruksel me Serbinë për çështjet tona, jeni marrë vesh me Serbinë edhe për çështjen e KFOR-it, po pse. Pra, ktheni pjesë të territorit tënd në kuptimin formal juridik në një zonë sigurie neutrale. Po ju thanë që ne vendosim si shtet sovran, marrim vendime sovrane, i mbrojmë vendimet sovrane, e si bënë që në të njëjtën kohë bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndërhyjë e jemi sovran, e pastaj s’jemi sovran as përballë tyre sepse marrëveshjen e bëjmë me Serbinë. Pse duhet Kosova të merret vesh me Serbinë, pra që të qojë Policinë në aksione të cilat janë të nevojshme e të domosdoshme që të garantojë rendin, sigurinë, që të garantojë zbatimin e ligjit. Pse duhet Kosova të negociojë dhe të pajtohet me Serbinë për targat të cilat i bartin qytetarët tanë, e kam fjalën për serbët kosovarë” tha ai.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img