Mbi 160 mijë persona të shëruar nga coronavirusi në Kosovë.
Ka arritur në 160 mijë e 279 numri i personave të shëruar na coronavirusi në Kosovë.
Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit nga coronavirusi janë shëruar 198 qytetarë, duke çuar në 160.279 numrin e personave të shëruar.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë dhënë 8.637 doza të vaksinës kundër COVID-19.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.397.224 doza të vaksinës. Deri më sot 579.622 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, vijon njoftimi.
MSH gjithashtu bën të ditur se nga 2.777 testime, 41 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Në total numri i rasteve aktive është 1.737.
Në Kosovë janë duke u dhënë dy lloje të vaksinës kundër coronavirusit Pfizer dhe AstraZeneca.