Një ndër shkollat shembullore të mësimit shqip në Zvicër: në Ostermundigen të Bernës, që udhëhiqet prej vitesh nga mësuesja e palodhshme Ida Jashari, më 10 Qershor 2023 , përmes një programi artistik shënoi Festën e Abetares në shenjë të përmbylljes së suksesshme të klasës së parë. Me këtë rast në bashkëpunim edhe me Shoqatë Kulturore Shqiptare “Bashkimi”, nxënësit u shfaqen me një program tejet simpatik.
Pasi nuk arrita të jem prezent në këtë manifestim si herave të tjera , mësuesja Ida na dëgoj disa nga materialet bashkë me foto, e me këtë rast huazova edhe pjesë nga shkrimi i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Berna, ku ndër të tjera thuhet se:
“Me rastin e përfundimit të vitit shkollor në gjuhën shqipe në Zvicër, 2022/2023, Shkolla Shqipe në Ostermundingen, Kanton Bernë, me mësuesen, znj.Ida Jashari, në bashkëpunim me prindërit shqiptarë dhe Shoqatën Kulturore Shqiptare “Bashkimi”, të shtunën më datë 10.06.2023, organizuan Festën e Abetares me një program të pasur kulturor, me këngë, valle e poezi shqiptare.
Në mesin e shumë të pranishmeve ishte dhe përfaqësuesi i Ambasadës së RSH-së në Bernë, Valon Gashi, i cili përshëndeti aktivitetin dhe vlerësoi punën e mësueses znj. Ida Jashari, e cila ka dëshmuar me kohë se është një mësuese fisnike, e talentuar dhe me virtyte të çmuara për mësimin shqip në këtë rajon e më gjerë.
Ambasada vlerëson rolin e patjetërsueshëm të mësuesve të gjuhës shqipe në gjithë Zvicrën, si dhe domosdoshmërinë e ndërgjegjësimit të komunitetit shqiptarë për të rritur pjesëmarrjen e fëmijëve në klasat e mësimit të gjuhës shqipe si një element i domosdoshëm për ruajtjen e gjuhës, traditave, kulturës e historisë shqiptare”.
Ndërsa drejtuesit e kësaj shkolle, falënderojnë për pjesëmarrje përfaqësuesin nga Ambasada e Shqipërisë në Bern, përfaqësuesin nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë, përfaqësues nga LAPSH Tessin znj. Lindita Osmani, znj. Hava Kurti Krasniqi, Znj. Zogëza Haradini znj. Merita Tahiri-Mustafa znj. Behide Hasanaj, përfaqësues nga Lapsh Bern, Shkolla Shqipe Biel Bienne, znj. Zarife Ramadani, znj. Lindita Murtishi-Istrefi, znj. Besa Aliu, prindër, student, ish nxënës të shkollës shqipe dhe shumë miq e mike të shkollës sonë.
Po ashtu falënderojnë gjithë pjesëmarrësit, ndërsa ne si redaksi e prointegrës, duam ta çmojmë dhe falënderojmë stafin e kësaj shkolle bashkë me prindërit që bëjnë një punë kaq të madhe e përmbajtësore për kultivimin e gjuhës amtare dhe të fitimit të njohurive nga historia e e popullit shqiptarë, bashkë me përpjekjen pë raujtjen e traditave të paraardhësve, si ndihmesë plotësuese edhe për vet mësimin e rregullt në shkollën zvicerane.