Policia britanike, në bashkëpunim me shërbimet sociale kanë bërë me dije se disa të rinj nga Shqipëria, këtë vit, janë deklaruar të zhdukur, pas kohësh që mbërritën në “Tokën e Bekuar”.
Në të shumtën e rasteve siç raportojnë mediat britanike, ata janë më të lakmuarit nga grupet e organizuara kriminale për ti përdorur si bahçevanë në “shtëpitë e barit” ku rrisin Kanabis.
Sipas ligjeve të shtetit anglez asnjë minoren nuk mund të dëbohet nga Britania e Madhe pa mbushur moshën 17 vjeç.
Më poshtë u sjellim emrat e minorenëve shqiptarë.
-Anjez Hamza vjeç 17 i shpallur i humbur prej 07.09.2021 në zonën Oxfordshire.
-Andi Aliaj vjeç 16 i shpallur i humbur prej 19.07.2021 në zonën Middlesbrough, North Yorkshire.
-Elis Celkupa vjeç 16 i shpallur i humbur prej 09.08.2021 në zonën Croydon Londër.
-Sufjan Kastrati vjec 17 i shpallur i humbur prej 20.08.2021 në zonën Enfield Londër.
-Tahir Lala vjeç 16 i shpallur i humbur prej 20.09 .2021 në zonën Hove Sussex.
-Denis Haliaj vjeç 17 i shpallur i humbur prej 15.08 .2021 në zonën Crumpsall, Manchester.
-Adrian Mata vjeç 17 i shpallur i humbur prej 15.04 .2021 në zonën Bradford, ëest Yorkshire.
-Arben Axhami vjeç 16 i shpallur i humbur prej 08.02 .2021 në zonën Enfield, Middlesex.