fbpx
-15.2 C
Geneva
Tuesday, January 21, 2025

Shpëtohet vajza që tentoi të hidhej nga ndërtesa në Prishtinë

Një ngjarje e papritur ka ndodhur sot në një hotel të Prishtinës.

Një vajzë ka tentuar të hidhet nga një ndërtesë shumëkatëshe në kryeqytet.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se e njëjta ka shpëtuar dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Rreth orës 09:40 është raportuar se në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, një person dyshohet se po tenton të hidhet nga lartësia e një objekti. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes me të gjitha njësitë përkatëse përfshirë këtu edhe specialistin e negocimit. Veprimet e shpejta dhe mirë koordinuara policore kanë rezultuar me kontrollimin e situatës si dhe parandalimin e pasojave të ngjarjes, ndërkohë që personit në fjalë ekipet e mjekëve emergjent po i bëjnë kontrollet e duhura mjekësore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img