5.7 C
Geneva
Wednesday, October 29, 2025

Shqipëria, alternativa që po mahnit, “The Washington Post”: Më shumë se një ‘kopje’ e Greqisë apo Italisë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Shqipëria po pozicionohet si destinacioni i ri yll i Mesdheut, duke u cilësuar si një alternativë me vlera të plota dhe kosto më të ulët ndaj Greqisë, Italisë dhe Kroacisë. Këtë konkluzion e nxjerr gazetarja Natalie B. Compton në një reportazh të gjatë të botuar në prestigjiozen “The Washington Post”, ku ndan përvojën e saj nga një udhëtim me furgon kampingu në Ballkan.

Autorja, e cila fillimisht ishte skeptike ndaj lavdërimeve të miqve për Shqipërinë, vendosi ta vizitojë vendin këtë verë me bashkëshortin e saj. Ajo zbuloi se Shqipëria ofron “gjithçka – ushqimin, natyrën, jetën e natës – me një kosto shumë më të ulët dhe pa turma vizitorësh.”

Nga ujërat kristalore në rrugë malore

Udhëtimi i çiftit, i cili nisi pas një turneu në Kroaci dhe Mal të Zi, u fokusua fillimisht në veri. Compton thekson se Shqipëria përmbushi pritshmëritë dhe i tejkaloi ato.

Veriu, thelbi i kulturës dhe natyrës

Udhëtimi nisi në Qarkun e Shkodrës, një rajon i famshëm për malet dhe liqenet. Shkodra përshkruhet si një qendër e rëndësishme kulturore, më e qetë se plazhet e jugut, e krahasuar me rajonin e Umbrias në Itali kundrejt Amalfit. Gazetarja vlerëson gjetjen e tyre në një shtëpi mysafirësh në fshat, ku akomodimi ishte i mrekullueshëm dhe i përballueshëm, me një kosto prej vetëm 90 dollarë nata me mëngjes të bollshëm.

Bregdeti Jonian dhe çmimet

Nga Shkodra, çifti përshkoi 186 milje drejt jugut, në Himarë. U mahnitën nga deti Jon dhe plazhet e pastra. Akomodimet ishin shumë të larmishme, por ata gjetën një bujtinë në lagjen kodrinore për vetëm 49 dollarë nata.

Një drekë në bregdet, ku provuan peshk vendas të skuqur, makarona me fruta deti dhe verë, kushtoi 60 dollarë. Ajo e thekson këtë si një nga vaktet më të shtrenjta, por “shumë herë më lirë se në Puglia të Italisë, Majorka të Spanjës apo edhe në Maltë.”

Rreziku i turizmit masiv

Autorja vë në dukje se rritja e turizmit është shpërthyese: Më shumë se 11.6 milionë turistë ndërkombëtarë vizituan Shqipërinë në vitin 2024 (një rritje prej 82% nga viti 2019); zhvillimi është në rrugë e sipër, me projekte madhore si hapja e aeroportit të Vlorës dhe resortet luksoze.

Megjithatë, ajo citon Ministrinë e Turizmit, e cila thotë se vendi dëshiron t’i japë rëndësi turizmit të qëndrueshëm kundrejt turizmit masiv, duke u përpjekur të balancojë interesat private me aksesin në plazhet publike.

Autenticitet mbi imitimin

Në përfundim të udhëtimit të tyre në Berat dhe kthimit në Tiranë, Natalie B. Compton thekson se Shqipëria është më shumë se një thjeshtë një “kopje” e vendeve fqinje.

Ajo thotë se, kur miqtë e pyesin për udhëtimin, ajo nuk e krahason me Greqinë apo Italinë, por u tregon për eksperiencat unike: “Kënaqësinë e zgjimit në një fshat rural të rrethuar nga male dhe toka bujqësore, ecjet nëpër bar dhe mëngjeset me djathë të freskët, prodhime nga fermat fqinje, mjaltë vendas dhe reçel fiku.”

Përvoja e saj përmblidhet si një udhëtim i paharrueshëm, i shënuar nga bukuria e paprekur natyrore dhe mikpritja, duke lënë pas dëshirën për të eksploruar më shumë, transmeton rtsh.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img