fbpx
29.1 C
Geneva
Thursday, August 29, 2024

Shqipëria i pranon edhe 50 mijë vaksina ruse

Edi Rama i pranon edhe 50 mijë vaksina ruse.

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se brenda 10 ditëve pret që të vijnë edhe 50 mijë vaksina Sputnik.

Rama, që deri më tani ka siguruar rreth 2 milionë vaksina të ndryshme për Shqipërinë, bëri të ditur se pandemia do të luftohet me këmbëngulje dhe se po i shihet fundi.
“Sapo kemi arritur marrëveshjen për të sjellë në Shqipëri 50.000 doza të tjera të vaksinës Sputnik brenda 10 ditëve”, ka thënë ai.

“Ne do ta fitojmë këtë luftë me forcën e karakterit e të kembënguljes sonë dhe do ta lemë shpejt pas tunelin e pandemisë, ku drita e daljes sa vjen e zmadhohet”, shtoi tutje Rama.

Ndërkohë, Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, ka konfirmuar se kanë kërkuar nga Qeveria e Shqipërisë që t’ua mundësojë vaksinimin anti-Covid të mësimdhënësve nga Kosova. Ai ka thënë se më pas Shqipërisë i kishin mbetur vetëm disa doza të vaksinave Sinovac nga Kina dhe nuk kanë dashur që mësimdhënësit kosovarë t’i vaksinojnë me to.

“Kam kërkuar nga ministrja Manastirliu që të mundësohet vaksinimi i mësimdhënësve”, ka pohuar Vitia.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img