Me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Betejës së Koscheres dhe ditës së rënies së Heroit të Kosovës, Agim Ramadani, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, dje u organizua: Ora letrare “Shqipet e mërgatës”, në organizim të Shoqatës së Veteranëve të Koshares dhe Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, meqë rast nga Perëndimi kishin ardhur 25 mërgimtarë, që simbolikisht shënonte 25 vjetorin e rënies heroike të Agimit, jo vetëm si strateg ushtarak por edhe poet e piktor i talentuar
Teksti dhe foto : Rexhep Rifati
Në sallën e përmbushur, pos familjarëve e shokëve të luftës së hero Agim Ramadanit, e pranishme ishte edhe zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla. Pas antonimit të himnit shtetërore e kombëtar, në emër të Presidentes së Republikës së Kosovës, nën patronatin e së cilës u mbajt manifestimi “Ditët e Shqipes- 2024”. tubimit iu drejtua gjeneral Brigade, Sefer Isufi, më pastaj me një fjalë rasti e mbajti edhe Komandanti i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, Rrustem Berisha, i cili kësaj radhe e përshkoi me me tone të prekshme momentin e rënies heroike të hero Agimit.
Më pastaj u vazhdua me orën letrare, të cilën e hapi sekretari i i LKSHM, Mentor Thaqi, i cili simbolikisht në shenjë nderimi për heroizmin e Agim Ramadani, në 25 vjetorin e përjetësimit të tij, tha se nga diaspora kanë ardhur 25 mërgimtarë nga shtete të ndryshme evropiane. Ndërkaq, kryetari i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë , Musa Jupolli, përmes një esei poetik përshkoi rrugëtimin artistik e luftarak të Hero Agim Ramadanit dhe të shokëve të tij të martirizuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Ambienti u përshkua edhe me mjaft momente dhembjeje, por edhe krenarie , kur Sekretari i LKSHM ; Mentor Thaqi i dhuroi nga një plis të bardh zonjës Shukrije Ramadani dhe vëllait të dëshmorit italian të UÇK-së në Koshare Francesco G. Bider (1961-1999) nga Italia, i cili plisin e bardhë e mbajti në kokë gjatë gjithë tubimit. Po ashtu ati ju dha për këtë vit nga gjeneral Rrustem Berisha edhe flamuri i Brigadës së lavdishme 138 “Agim Ramadani”.
Pas fjalimeve u vazhdua me orën letrare kushtuar 25-vjetort të rënies së Agim Ramadanit (1963-1999), në organizim të Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë. Përmes kësaj ore nuk nderohej vetëm strategu shquar, por edhe poeti e piktori Agim Ramadani.
Nga radhët e krijuesve ishin bashkë ata nga mërgata e Kosova: Ibrahim Kadriu (bashkëvendës i Agimit i cili edhe ia ka kushtuar tri vëllime librash ) , Ramë Oraça, Zana Selimi, Xhevat Muqaku, Gjokë Sokoli, Shqipe Bytyqi, Izet Avdyli etj. Ndërsa jashtë konkurrence lexuan Prend Buzhala e Shukrije Ramadani. Me këtë rast juria me këtë rast ndau tri çmime për poezitë e lexuara edhe atë për Ibrahim Kadriun, Shqipe Bytyqin dhe Ramë Oraçën.
Gjatë këtij manifestimi letrar, grupi “Tri Forte” interpretoi disa pika artistike me piano e violinë, ndërsa që ambientin me recitime e freskuan edhe më të vegjlit, siç ishte nxënësi fillorist Uran Hamiti.
Në fund pati edhe këmbime nga botimet e fundit të autorëve të prezentë./prointegra.ch/