22.6 C
Geneva
Saturday, March 15, 2025

Shtatë të lënduar gjatë aksidentit në rrugën Rahovec-Malishevë ku u përfshi vetura zyrtare e Prokurorisë së Gjakovës

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në aksin rrugor Rahovec-Malishevë, ku si pasojë janë lënduar shtatë persona.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Më këtë aksident ka qenë e përfshirë vetura zyrtare e Prokurorisë së Gjakovës.

“Rreth orës 15:30 ka ndodhur një aksident në aksin rrugor Rahovec- Malishevë, afër fshatit Zatriq, ku kanë mbetur 7 të lënduar. Një pjesë e të lënduarve në emergjencë Gjakovë, të tjerët në emergjencë në Prizren”, tha Gjurkaj për Telegrafin.

Ai njoftoi se të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

Gjurkaj theksoi se vetura zyrtare e Prokurorisë së Gjakovës është dëmtuar gjatë këtij aksidenti.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img