9.9 C
Geneva
Thursday, May 8, 2025

Shtyhet për në ora 15:00 mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e paraparë që të mbahet në orën 14:30, është shtyrë për në orën 15:00.

Në këtë mbledhje pritet të vendoset për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit.

Shtyrjen e seancës e ka konfirmuar shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Tahiri ka thënë se kanë marrë një njoftim për shtyerjen e mbledhjes së Kryesisë.

Merret vesh se seanca e Kuvendit për zgjedhjen e presidentit pritet të caktohet për në ora 18:00.

LDK-ja ka deklaruar se do të marrë pjesë në votim, por te grupi i saj parlamentar ka pikëpyetje nëse disa deputetë do të respektojnë vendimin e kryesisë së partisë.

Pas tensioneve të krijuara gjatë gjithë së premtes, të shtunën ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca, takoi kryeministrin Albin Kurtin dhe pretendenten për presidente, Vjosa Osmani, ku janë marrë vesh që mazhoranca të garantojë të mos bëjë veprime pa u konsultuar me opozitën, e që opozita të mos e bojkotojë procesin e zgjedhjes së presidentit, me qëllim të shmanget shkuarja në zgjedhje.

Të premten Vetëvendosje tentoi që ta votoj ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje për çka u pa si shantazh i Kryeministrit Albin Kurti për ta çuar vendin në zgjedhje.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img