fbpx
16.2 C
Geneva
Monday, September 30, 2024

Situata në veri, Gjermania kërkon largimin e forcave speciale dhe barrikadave nga veriu

Gjermania kërkon largimin e forcave speciale dhe barrikadave nga veriu.

Vendimi i Republikës së Kosovës për të implementuar reciprocitetin e targave me Serbinë ka bërë që serbët në veri të vendit të barrikadohen dhe të bllokojnë rrugët që çojnë në dy pikat kufitare, Jarinje dhe Bërnjak. Situata e paqëndrueshme dhe lëvizjet e aeroplanëve e helikopterëve të Serbisë në afërsi të kufirit, kanë bërë që të ketë reagime nga fuqitë e huaja dhe të kërkohet një takim urgjent në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Situatën në veri të vendit janë duke e vëzhguar nga afër edhe nga shteti gjerman, të cilët gjithashtu bëjnë thirrje për takim mes Kosovës dhe Serbisë, sa më shpejt të jetë e mundur.

Një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka thënë për Gazetën Express se palët duhet të përmbahen nga çfarëdo provokimi dhe të shtensionojnë situatën.

Gjithashtu ky zëdhënës ka shtuar se Berlini zyrtar përkrah plotësisht deklaratat e fundit të Përfaqësuesit të Lartë të BE’së, Josep Borell, i cili ka kërkuar largimin e njësive speciale nga veriu dhe heqjen e barrikadave.

“Zyra e Jashtme Federale Gjermane po ndjek nga afër gjendjen në veri të Kosovës dhe pikat e kalimit kufitar. Ne u bëjmë thirrje të dy palëve të përmbahen nga çdo provokim dhe menjëherë të ç’eskalojnë situatën. Ne mbështesim plotësisht punën e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE Miroslav Lajçak për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive në dialogun e normalizimit të kryesuar nga BE dhe i kërkojmë Serbisë dhe Kosovës të takohen sa më parë të jetë e mundur për të diskutuar rrugën përpara dhe çështje të tjera urgjente. Ne mbështesim plotësisht deklaratat e fundit nga HR i BE Josep Borrell mbi këtë çështje”, ka thënë ky zëdhënës.

Borell të dielën ka bërë thirrje drejt Kosovës dhe Serbisë që të shtensionojnë situatën duke hequr menjëherë forcat speciale dhe barrikadat nga veriu.

“Unë vazhdoj ta ndjek nga afër situatën në veri të Kosovës. Serbia dhe Kosova duhet të de-përshkallëzojnë pa kushte situatën në terren, duke tërhequr menjëherë njësitë speciale të policisë dhe duke çmontuar postblloqe. Çdo provokim i mëtejshëm ose veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara janë të papranueshme”, ka deklaruar Borell të dielën.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img