fbpx
16.2 C
Geneva
Monday, September 30, 2024

S’ka më dilema: Ryva Kajtazi tregon se a ka bërë operacione plastike

Merr fund dilema, Ryva Kajtazi tregon se a ka bërë operacione plastike.

Ryva Kajtazi ka qenë emër mjaft i përfolur në rrjete sociale sa i përket operacioneve plastike.

Këngëtarja akuzohet shpesh se ka kryer ndërhyrje plastike në fytyrë, duke qenë se dallimi është shumë i madh në tiparet e saj, krahasur me vite më parë.

E ftuar në ‘nKosovë Show’, ajo u pyet se a ka bërë operacione në fytyrën e saj.

Ajo nuk hezitoi të përgjigje duke thënë se nuk ka ndërhyrje përveç rimodelimit të hundës.

Një femër kur i kushton rëndësi vetës nuk është se duhet gjithqysh të hyjë në sallën e operacionit. Unë shpesh boj hajgare me një trajnere të fitnesit ku shkoj çdo mëngjes edhe me më xhiru kaniherë qysh lodhna edhe që vdes në dysheme shtrina për tokë qaq shumë lodhesh prej ushtrimeve edhe sakrificave që i bëjmë në ushqim sepse dua t’i arrijë qëllimet e mija. Nuk më pëlqen pesha e tepërt, kilet e tepërta në veten time. Ato sigurisht vijnë kur sjellë në jetë një fëmijë dhe janë të pashmangshme kilet e tepërta por nuk do të thotë që ato duhesh me i mbajtë gjithë jetën.

Përpos rimodelimit të hundës që e kom bo përndryshe jo, madje po i përziejnë photoshopin me operacione. Kohët e fundit është IN photoshopi kështu që duhet njeri me i dallu këto gjëra“, u shpreh ajo.

Më poshtë keni fotografi nga e kaluara e saj:

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img