Sot më 7 mars në “Chappelle des Rois” në prani të familjes së ngushtë e vellaut të tij që kishte ardhur nga Amerika, e cila mbështetej nga shumë shqiptarë nga Gjeneva dhe vende të tjera të Zvicrës, nga shumë miq të tij vendorë, Astrit Leka përcillet me nderime të thella në botën e amshuar. Për t’i dhënë lamtumirën e fundit profesor Astritit, kishin ardhur edhe përfaqësues diplomatikë në shtetin e Zvicrës nga ambasadat e Shqipërisë, Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut.

Në një ceremoni laike, të përçuar përplot emocione, salla ishte përplot.
Pothuajse të gjithë kishin diçka pêr të thënë në këtë ceremoni mortore, mbase profesor Leka njihej për punën dhe aktivitetin e tij kombëtar dhe human.
Astrit Leka ishte një burrë shekullor i lindur në vitin 1924 që ndërroi jetë më 25 shkurt 2025. Ai kishte studiuar në liceun francez të Korçës, të administruar nga qeveria shqiptare dhe financuar nga qeveria franceze (1917-1939). Mësuesi i tij ishte Enver Hoxha, i cili pas luftës do të bëhej udhëheqës i Shqipërisë për një periudhë të gjatë 40-vjeçare.
Gjatë fjalimit të folësve gjatë ceremonisë, përpos evokimit të shumë kujtimeve, theksojmë senë ceremoninë lamtumirëse, të flitej për biografinë e Lekës shekullor ishte një kohë e shkurtër, mbase plaku i urtë që lidhte aq me mjeshtri kulturat dhe miqesinë shqiptaro-zvicerane ishte unik.




Profesor Leka pas përfundimit të studimeve të mesme në Firence, ishte kthyer në atdheun e tij në vitin 1941 dhe atë vit ai edhe u kyq në rezistencë përpara se Konferenca e Jaltës ta hidhte Shqipërinë në krahët e bllokut sovjetik nga viti 1944 deri në 1990.
Duke qenë se ishte i diplomuar për gjuhë dhe letërsi shqipe, histori dhe gjeografi, profesor Leka, për një kohë kishte punuar me shumë përkushtim në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe më pas si mësues i gjuhës frënge në gjimnazet e Tiranës. Ai u dallua me kualitetet e tij prej një mësimdhënësi të rrallë.

Astrit Leka ishte edhe poliglot që fliste edhe pesë gjuhë të tjera përveç gjuhës shqipes.
Kur në vitin 1990 Astrit Leka vjen dhe vendoset në Gjenevë me familjen e tij, integrimi në shoqërinë gjenevase nuk ishte i vështirë, mbase ai zotronte gjuhën frënge tejet mirë. Shumë shpejt, ai u bë zëri i shumë shqiptarëve të Gjenevës dhe krijoi miqësi të përjetshme me shumë personalitete vendore nga komunitete të ndryshme pos atij shqiptar.
Për shumë vite ai ka kryesuar shoqatën Solidest që e kishte themeluar në Gjenevë.
Veprimtaria e tij atdhetare dhe humane do të mbetet shembull i shkëlqyer për shumë breza.
Me respektin më të lartë atdhetar, profesor Astrit Leka do të përkujtohet për angazhimin e tij të palodhshëm me miq, në vendosjen e bustit të heroit tonë kombëtar shqiptar e evropian, Gjergj Kastriotit, në tokën helvetike, pikërisht në brigjet e njohuara të Liqenit të Lemanit në parkun William Rappart në Gjenevë.

Astrit Leka i njohur edhe si autor librash, orator e konferencier, figurë shumë e respektuar, la pasë vetes një trashëgimi kulturore shqiiptare që do të jetojë ndër breza./MLH/albswiss.com/





