Spanjë: Vijon shpërndarja e librave shkollorë dërguar nga QBD

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Vijon procesi i shpërndarjes së teksteve shkollore të botuara dhe të dërguara falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën.

Me fillimin e vitit të ri shkollor në shkollën e gjuhës shqipe në Madrid, pas ndërprerjes së gjatë për shkak të pandemisë, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Madrid dhe vetë ambasadori, z. Gazmend Barbullushi, ka bërë shpërndarjen e librave shkollorë “Të mësojmë gjuhën shqipe dhe kulturën shqiptare 1, 2, 3” dërguar falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

“I urojmë suksese në këtë vit shkollor nxënësve dhe falënderojmë mësuesen e gjuhës shqipe në Madrid, znj. Flora Sallabanda, prindërit e fëmijëve për rëndësinë dhe kohën që i kushtojnë mësimit të shqipes”, shkruhet ndër të tjera në postimin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Madrid.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img