Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në klinikat e QKUK’së ku po trajtohen pacientët me COVID-19 dhe në spitalet rajonale janë të shtrirë 901 pacientë.
Sipas SHSKUK’së, 731 prej tyre janë të konfirmuar pozitiv me këtë virus ndërsa 81 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve.
32 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore ndërsa 684 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë
Njoftimi i plotë:
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës- klinikat COVID- dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 901 pacientë, në bazë të raportit të punës për rastet e dyshuara dhe të konfirmuara me SARS-CoV- 2, i datës 31 mars 2021.
731 raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-2
81 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve
32 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore
684 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë
Në QKUK janë të shtrirë 377 pacientë:
321 të konfirmuar me Sars Cov-2
14 në gjendje të rënduar
311 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave:
Klinika Infektive, 116 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 87 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 50 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 85 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 4 paciente
Mjekimi Intensiv -COVID, 16 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 19 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 524 pacientë:
410- të konfirmuar pozitivë
18- në gjendje të rënduar shëndetësore
373- me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 129 pacientë
Spitali i Gjakovës, 85 pacientë
Spitali i Pejës, 83 pacientë
Spitali i Gjilanit, 104 pacientë
Spitali i Ferizajt, 62 pacientë
Spitali i Mitrovicës,37 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 24 pacientë