11.2 C
Geneva
Friday, October 17, 2025

Nxënësit të pakënaqur me shkollën

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Këshilli i Nxënësve të Kosovës (KNK) më 19 prill në 29 qytete të vendit do të mbajë marshin protestues me moton “S’po shkohet në shkollë”.

KNK thotë se në këtë ditë synon të fuqizojë zërin e të gjithë nxënësve të shkollave të mesme të Republikës së Kosovës duke e paraqitur realitetin, siç thuhet shqetësues, me të cilën nxënësit ballafaqohen në baza ditore.

“Cilësia e arsimit, përmbajtjet mësimore, sjelljet e profesorëve, infrastruktura e institucioneve shkollore si dhe fenomenet negative prezentë me të cilat përballen nxënësit e shkollave tona janë vetëm disa prej pikave të cilat na kanë shtyrë të marrim një hap të tillë”, thuhet në njoftim. 

KNK ju bën thirrje të gjithë nxënësve, prindërve, organizatave dhe çdo individi që solidarizohet me këtë mesazh e të bashkëngjitet në këtë marsh.

 

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img