16.9 C
Geneva
Saturday, March 15, 2025

Stili i çuditshëm i flokëve të Getoar Selimit

Ai tashmë nuk ka dyshim se është njëri nga reperët më të pëlqyer në tregun muzikor shqiptar.

Dhe Getoar Selimi krahas sukseseve në muzikë, është i përfolur nganjëherë edhe për ndonjë veprim të bërë në rrjete sociale.

I njëjti së fundmi ka befasuar me një fotografi të hedhur në InstaStory, ku është shfaqur me një stil të çuditshëm të flokëve.

Lideri i Babastars ka rruar një anë të kokës dhe në tërësi ka lënë flokët e lëshuara që e kanë bërë të duket më ndryshe.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që kur krijuesi i “E nxonme” vjen i tillë pasi shquhet për stilin e veçantë dhe bën eksperimente të shumta.

Getoar Selimi (emri i vërtetë) ka qenë më pasiv këtë verë dhe i vetmi projekt që ka sjell mbetet “Andiamo” në bashkëpunim me Stine.

Kënga për tre muaj mblodhi tre milionë klikime në kanalin YouTube.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img