“Subvencioni 2021”: Prokuroria kërkon paraburgim për zyrtarin e Komunës së Gjilanit dhe një fermer – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

“Subvencioni 2021”: Prokuroria kërkon paraburgim për zyrtarin e Komunës së Gjilanit dhe një fermer

“subvencioni-2021”:-prokuroria-kerkon-paraburgim-per-zyrtarin-e-komunes-se-gjilanit-dhe-nje-fermer

Mashtrimet për të fituar subvencione, Prokuroria kërkon paraburgim për zyrtarin e Komunës së Gjilanit dhe një fermer.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve Z.P. dhe B.T., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ dhe ‘’Mashtrimi me subvencione”.

Në kërkesën e tyre thuhet se Z.P për 8 vjet me radhë ka tejkaluar kompetencat e tij në mënyrë që të përfitojë për vete dhe të pandehurin B.T.

“Të pandehurit B.T., ia mundësoi përfitimin e kundërligjshëm të subvencioneve që nga viti 2012 deri në vitin 2019 nga 150 euro për hektar për çdo vit, ndërsa, në vitin 2020 shumën prej 900 euro, edhe pse i njëjti nuk i ka plotësuar kushtet dhe kriteret për fitimin e subvencioneve për të mbjellat me grurë”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit.

Në këto mënyrë dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, të KPRK-së. Ndërsa, i pandehuri B.T., në cilësinë e fermerit, ka aplikuar për marrjen e subvencionit, duke paraqitur të dhëna të pasakta dhe jo të plota, ku në mënyrë të paligjshme pa përfituar nga subvencionet.

Me këto veprime dyshohet se i pandehuri B.T., ka kryer veprën penale ‘’Mashtrimi me subvencione’’, të KPRK-së.

Të pandehurit me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim 48 orësh.

Të ngjajshme

Qytetarët organizohen të mbledhin para për t’ia blerë një iPhone 12 aktorit Çun Lajçi

albswiss.com

Gazetarit kosovar brenda javës i vdesin të dy prindërit nga COVID-19

albswiss.com

Prokuroria e Specializuar i kthen përgjigje mbrojtjes së Salih Mustafës rreth paraburgimit

albswiss.com