Gjykata Supreme kthen në rigjykim çështjen ndaj inspektorëve komunal, të dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Kolegji gjyqësor i Gjykatës Supreme, në çështjen penale ndaj të dënuarve I.H., S.C., V.A. dhe M.Sh., për shkak të veprës penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, si dhe ndaj të dënuarit Q.P., për shkak të veprës penale falsifikim i dokumenteve, duke vendosur sipas kërkesave për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësve të të dënuarve, të ushtruara kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, në seancën e mbajtur me 20 shtator 2021, aprovoi kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësve të të dënuarve, I.H., S.C., V.A. dhe M.Sh..
Kolegji anuloi aktgjykimet PKR.nr.359/2018 dhe APS.nr.4/2021, vetëm sa i përket veprës penale keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar, dhe çështja iu kthye në rigjykim dhe rivendosje gjykatës së shkallës së parë.
Ndërkaq, kolegji gjyqësor, refuzoi si të pabazuar kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë të mbrojtësit të dënuarit Q.P.