fbpx
-18.1 C
Geneva
Tuesday, January 21, 2025

“Të mos përzihet futbolli me politikë”, kryediplomatja spanjolle befason me deklaratën për Kosovën

Të mërkurën Kosova do të zhvilloj ndeshjen me Spanjën.

Ministrja e Punëve të Jashtme, BE dhe Bashkëpunimit, Arancha González Laya, ka kërkuar këtë të hënë të mos ngatërrohen “rregullat e futbollit” të vendosura nga FIFA me ligjin ndërkombëtar me politikën, përpara ndeshjes Kosovë-Spanjë të mërkurën në Sevillë .

Ajo këto deklarime i ka bërë një konferencë për shtyp me Ministrin Algjerian të Punëve të Jashtme, Sabri Boukadoum, González Laya kur është pyetur nëse ka pasur ndonjë ndryshim në pozicionin e Spanjës në lidhje me njohjen e Kosovës, raportojnë mediet e huaja.

“Futbolli është futboll dhe rregullat e futbollit përcaktohen nga FIFA, dhe për këtë arsye për Spanjën, një vend që e do futbollin dhe adhuron një futboll të mirë, duhet të mirëpritet”, tha ministri.

Spanja është në mesin e shteteve që nuk e njeh diplomatikisht Kosovën. Federata e Spanjës në futboll, në lajmërimin e ndeshjeve të Spanjës, Kosovës iu është referuar si territor, duke mos e njohur si shtet.

Ministrja ka kërkuar të mos ngatërrojë ato me rregullat e vendosura nga UEFA me ato të së drejtës ndërkombëtare.

“Unë i uroj Kosovës më të mirën, megjithëse do të vë bast për Spanjën,” theksoi ajo.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img