fbpx
19.8 C
Geneva
Tuesday, October 1, 2024

Të rinjtë shqiptarë në festën e popujve në Parma të Italisë

Sheshi kryesor i qytetit të Parmës u ngjyros me motive nga e gjithë bota në një manifestim ndërkulturor në kuadrin e “Parma Kryeqyteti i Kulturës Italiane 2021”.

Shumë nga popujt që jetojnë në Parma sollën motive, tinguj e poezi nga vendi i tyre.

Shqipëria u prezantua nga të rinjtë e komunitetit shqiptarë në Parma të organizuar nga “Shkolla Shqipe Scanderbeg” dhe nga “Forumi i gruas shqiptare në Parma”.

Kostumet tradicionale u prezantuan nga Sara e Juri Murto. Vëlla e motër, Sara vishte kostumin e Korçës ndërsa Juri Fustanellën.

Grupi artistik “NJë mijë Yje” prezantuan disa motive të valleve shqiptare nga Jugu në Veri të Shqipërisë.

Prezantimi i Shqipërisë u shoqërua me duartrokitje dhe përgëzime të veçanta për nivelin e lartë të paraqitjes artistike dhe pasurisë folkloristike.

Ky eveniment u organizua nga bashkia e qytetit të Parmës në bashkëpunim me dhjetëra shoqata deh institucione shtetërore dhe private.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img