32.3 C
Geneva
Saturday, June 21, 2025

Tërmeti sapo dridhi Shqipërinë, ja ku ishte epiqendra

- Reklamë -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

S’ka qetësi nga tërmetet në Shqipëri.

Një tërmet me magnitudë 3.5 i shkallës Rihter ka lëkundur Shqipërinë mëngjesin e kësaj të diele.

Mësohet se epiqendra ka qenë në Himarë, ndërsa thellësia e tij është përllogaritur vetëm 2 km.

Fatmirësisht nuk raportohet për dëme materiale dhe persona të lënduar. Kujtojmë se javët e fundit vendi ynë ka regjistruar lëkundje të herëpashershme sizmike, ku më e forta u përllogarit disa ditë më parë në Lezhë.

Tërmeti që ra në orët e mbrëmjes në Lezhë ishte 5.0 i shkallës Rihter dhe frikësoi banorët, të cilët kanë dalë me shpejtësi nga shtëpitë e tyre. Lëkundjet u ndjenë edhe në Tiranë, por fatmirësisht nuk u raportuan dëme materiale, apo persona të lënduar.

Të Fundit
Postimet më të lexuarat
- Reklamë -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img