Thyen rregullat anti-COVID, Juventusi do të suspendojë tre futbollistë – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Sport

Thyen rregullat anti-COVID, Juventusi do të suspendojë tre futbollistë

thyen-rregullat-anti-covid,-juventusi-do-te-suspendoje-tre-futbolliste

Drejtuesit e Juventusit janë të zemëruar dhe po konsiderojnë suspendimin e tre futbollistëve, të cilët kanë marrë pjesë në një aheng privat duke thyer rregullat e COVID-19.

E përditshmja “La Stampa” ka bërë të ditur se futbollistët që pritet të suspendohen për këtë shkelje janë sulmuesi Paulo Dybala dhe mesfushorët Weston McKennie e Arthur Melo.

Gazeta bën të ditur se McKennie ishte ai që kishte organizuar ahengun privat duke ftuar mbi dhjetë persona, ku në mesin e tyre ishin edhe Dybala e Arthur.

Në Itali është e ndaluar organizimi i festave private për shkak të rregullave anti-COVID-19 dhe ishin fqinjët ata që kishin lajmëruar policinë që pastaj kishte shkuar në shtëpinë e McKennie për ta ndërperë ahengun.

Mësohet se secili prej pjesëmarrësve të këtij ahengu ka marrë një gjobë prej 500 eurosh nga policia derisa Juventusi po synon të shkoj edhe më larg duke i suspenduar futbollistët në fjalë.

Të ngjajshme

Juventusi ia “kthen shpinën”, Ronaldo po largohet nga Evropa!

albswiss.com

Probleme për Romën, ylli i madh do humbasë tre ndeshje

albswiss.com

Hernandez shkëlqeu, këto janë notat e lojtarëve Roma 1-2 Milan

albswiss.com