3.7 C
Geneva
Friday, April 19, 2024

Time Kadriaj ka një kërkesë për Albena Reshitajn: Mos shko në seancën për Presidentin

Time Kadriaj i bën thirrje Albena Reshitajt të mos shkojë në seancën për Presidentin.

Deputetja nga radhët e AAK’së, Time Kadrijaj ka kërkuar nga bashkëpartiakja e saj, Albena Reshitaj, që të mos shkojë në seancën e sotme për votimin e presidentit, siç ka bërë dje.

Ajo ka kërkuar nga Reshitaj që të reflektojë dhe të mbajë qëndrimet e partisë që ajo përfaqëson.

“Prandaj po e lus publikisht, për hir të qytetarëve që e vlerësuan dhe i besuan votën që të reflektoj, dhe te veprojë sipas vendimeve dhe qëndrimeve te partisë që përfaqëson në Kuvend”, ka shkruar ajo në rrjetin e saj social Facebook.

Shkrimi i saj i plotë:

Të gjithë e kuptojmë demokracinë dhe me plotë përgjegjësi po e them se në AAK vlerësohet e respektohet demokracia, mendimi dhe fjala e lirë. Por ndonjëherë uniteti brenda grupit parlamentar është shumë më i rëndësishëm se sa një veprim kundër qëndrimit të grupit.

Unë kërkoj nga kolegia ime, znj.Albena Reshitaj, ish kryetare e Komisionit për Shëndetësi që të reflektojë, dhe të mbrojë qëndrimet e partisë që ajo përfaqëson.

Ne si AAK, kemi garuar me kandidatin tonë për president dhe është shumë e pakuptimtë që të votojmë një kandidat tjetër!

Prandaj po e lus publikisht, për hir të qytetarëve që e vlerësuan dhe i besuan votën që të reflektoj, dhe te veprojë sipas vendimeve dhe qëndrimeve te partisë që përfaqëson në Kuvend.

Të Fundit
spot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_img