10.8 C
Geneva
Wednesday, May 7, 2025

Tottenham nuk nxerr më shum se një barazim ndaj Newcastles

Tottenhami ndalet nga Newcastle me një gol të vonshëm.

Tottenhami e ka lëshuar mundësinë të futet në top katërshe të Premierligës, pasi është ndalur me një barazim 2:2 nga Newcastle, pas një goli të vonshëm të Joseph Willock.

Joelinton e kishte kaluar Newcastle Unitedin në epërsi herët në ndeshje, por Harry Kane me dy gola të shpejtë e kishte përmbysur rezultatin në pjesën e parë, para se Willock t’ia siguronte vendasve një pikë në minutën e 85-të në St. James’ Park.

Ky barazim nënkupton se Tottenhami ngrihet në pozitën e pestë, por ka mundur të barazohej me pikë me Chelsean në vendin e katërt sikur të fitonte.

Skuadra e Jose Mourinhos e mbizotëroi lojën, edhe pse Newcastle pati më shumë tentime në portë, dhe Kane e qëlloi shtyllën para se Willock ta barazonte rezultatin.

Tottenhami është skuadra e vetme që i ka humbur 11 pikë duke pranuar gol në çastet e fundit deri tani këtë sezon në Premierligë.

Newcastle, e cila është në krizë rezultatesh, renditet e 17-ta me 29 pikë, vetëm tri larg zonës së rënies nga liga.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img