11.3 C
Geneva
Thursday, April 18, 2024

Trajneri i Portugalisë: Gjyqtari na kërkoi falje dhe tha se ndjehet i turpëruar

Goli i mohuar i Cristiano Ronaldos në ndeshjen mes Serbisë dhe Portugalisë, e vlefshme për kualifikimet e Botërorit “Katari 2022”, është bërë virale.

Ani pse topi kaloi vijën, gjyqtari holandez Danny Makkelie vendosi të mos akordonte golin e rregullt, pasi në këto ndeshje mungon teknologjia e VAR-it dhe ajo e golit.

Pas ndeshjes, selektori i Kombëtares së Portugalisë, Fernando Santos, zbuloi se Makkelie e ftoi atë në kabinën e gjyqtarëve për t’i kërkuar falje.

“Gjyqtari na kërkoi falje në kabinë dhe tha se ndjehet i turpëruar”, u shpreh Santos.

Goli i mohuar ia humbi tre pikë kombëtares iberike, pasi takimi përfundoi baras 2:2.

Të Fundit
spot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_img