fbpx
6.7 C
Geneva
Sunday, December 29, 2024

Trajneri i Prishtinës tregon se si arriti të mposhtë Ballkanin në Suharekë

Ramadani tregon se si arriti të mposhtë Ballkanin në Suharekë.

Prishtina fitoi 1-0 ndaj Ballkanit në kuadër të javës së 27-të në Superligën e Kosovës.

Bardheklatrit fituan fal auto-golit të shënuar nga ish-lojtari i tyre, Armend Thaqi në pjesën e parë.

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani është shprehur i kënaqur me lojën që zhvilluan lojtarët e tij.

“Ishim përgatitur për një derbi të vërtetë, për një luftë sportive në mesfushë dhe e arritëm qëllimin. I thash futbollistëve se duhet të luftojmë të shënojmë një gol për barazim apo fitore dhe doli që ai autogol të jetë vendimtar për fitoren”, ka thënë strategu i skuadrës nga kryeqyteti pas ndeshjes për Art Sport.

“Ajo ndeshje ndaj Gjilanit tregoi se ishte vetëm një ditë e keqe dhe nuk ishte fati në anën tonë”.

“E nisëm mirë, fituam Superkupën dhe tani jemi edhe në garë për Kupën e Kosovës. Janë nëntë finale për ne, por edhe për Dritën edhe Ballkanin dhe shpresojmë që në fund të dalim mirë”, ka deklaruar Ramadani.

Pas kësaj fitore, Prishtina ndodhet e treta në tabelë me 54 pikë, një më pak se Ballkani dhe katër më pak se Drita.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img