Trajneri i Spanjës: Goli i Halimit ishte një moment i vështirë për ne, më pëlqeu si luajti Kosova – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Sport

Trajneri i Spanjës: Goli i Halimit ishte një moment i vështirë për ne, më pëlqeu si luajti Kosova

trajneri-i-spanjes:-goli-i-halimit-ishte-nje-moment-i-veshtire-per-ne,-me-pelqeu-si-luajti-kosova

Ka përfunduar ndeshja Spanja – Kosova me rezultat 3:1.

Kosova sonte zhvilloi duelin e dytë të grupit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, ku u mposht me rezultat 3:1 në udhëtim te Spanja, shkruan Insporti.Duke folur për SSK, trajneri i Spanjës, Luis Enrique deklaroi se Kosova luajti një ndeshje të mirë, duke u mbrojtur mirë.

“Ne merituam të fitonim ndeshjen qartësisht, kur je 2-1, është moment i vështirë, por në fund mendoj që ne e merituam fitoren. Më pëlqeu si luajti Kosova, ishte një ekip agresivë.”

“Nuk dëshirojë të flas për politik, ne ju respektojmë shumë, nuk dua të flas për këtë temë”.Ndryshe, Furia e kuqe tashmë ka fituar katër prej pesë ndeshjeve të fundit në të gjitha garat, duke e humbur një dhe duke barazuar në dy të tjera.Verdhekaltrit, në anën tjetër, i kanë humbur tri prej pesë ndeshjeve të fundit, duke i fituar dy të tjera dhe duke barazuar në një tjetër.Derisa Spanja përjetoi barazim zhgënjyes 1:1 me Greqinë në ndeshjen e saj hapëse në kualifikime për Botërorin e Katarit para se ta mposhte Gjeorgjinë me zor në ndeshjen pasuese, Kosova u mposht bindshëm 3:0 nga Suedia në ndeshjen e saj hapëse në Prishtinë.

Të ngjajshme

Koeman flet pas fitores: Do të ketë luftë deri në fund

albswiss.com

Steven Gerrard drejt kësaj skuadre

albswiss.com

Juventusi i nis planet për rindërtimin e skuadrës, çka po ndodh me Ronaldon?

albswiss.com