25.8 C
Geneva
Sunday, June 22, 2025

U tha se edhe Ariana Musliu-Shoshi po aderon nga PDK-ja në VV? – Ky është reagimi i saj

- Reklamë -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Deputetja e PDK-së mohon kalimin në VV.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu- Shoshi ka mohuar lajmin se pritet aderimi i saj në Lëvizjen e Albin Kurtit.

“Raportimet se une mund te dal nga Partia Demokratike e Kosoves jane te rrejshme, dashakeqe dhe te orkestruara pikerisht nga ata qe pazaret e pista i kane pjese te karakterit te tyre. Une jam krenare qe jam deputete e PDK-se dhe perkatesia ime partiake eshte e pandryshueshme dhe e bazuar ne bindjet dhe idealet e mia qe i ndaj me bashkepartiaket e mi dhe votuesit besnike te PDK-se. Kerkoj nga mediat e papergjegjshme qe kane lansuar kete lajm te rrejshem qe te ndalojne shpifjet ndaj meje dhe te mos behen vegel e manipulimeve te pushtetit absolut qe prej sonte u instalua ne Republiken tone. Une as nuk kam hyre me pazare ne politike e as nuk ka pazar qe mund te me ndryshoje bindjet e te me nxise te tradhetoj besimin e mijerave qytetareve qe me kane bere deputete edhe per here te dyte”, tha ajo.

Ndryshe, më herët një deputete tjetër e PDK-së, Adelina Grainca, ka kaluar në VV.

Ajo mori pjesë në votimin për Presidentin.

Ndryshe, me 71 vota pro, asnjë kundër dhe 11 të pavlefshme, Vjosa Osmani-Sadriu është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës, pas raundit të tretë. Personi më i votuar në vend, me mbi 300 mijë vota, ka marrë shumicën e votave në Parlament.

Të Fundit
Postimet më të lexuarat
- Reklamë -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img