Nga zemra e Bjeshkëve të Rugovës, buron një ujë i kristaltë i cili po bëhet një sukses që çdo ditë më shumë po pushton tregun zviceran. Fjala është për “Ujë Rugove”, markën që ka sjellë në mërgatë shijen e pastërtisë natyrore të Kosovës dhe dëshminë e burimeve të kristalta të ujit të saj.
Nga vizioni në realitet
Ideja për themelimin e “Ujë Rugove” lindi nga dëshira për t’i ofruar konsumatorit një produkt 100% natyral, të pastër dhe të sigurt, që buron nga një ndër rajonet më të pastra të Kosovës – Bjeshkët e Rugovës. Ky vend magjepsës njihet për burimet e tij kristaltë dhe është simbol i pasurisë natyrore që meriton të ruhet dhe të ndahet me të tjerët. Nga ky vizion u formua kompania që sot përfaqëson cilësi, përgjegjësi dhe krenari kombëtare. Çdo shishe “Ujë Rugove” është një dëshmi e respektit për natyrën dhe për origjinën e saj.
Uji buron nga fshati Drelaj, në lartësinë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit — një zonë e paprekur nga ndotja, që ofron kushte ideale për ujë të kristaltë e të pasur me minerale të dobishme. Kjo lartësi siguron që uji të mbetet i freskët dhe i pastër deri në momentin që arrin tek konsumatori. Dhe ajo që e bën edhe më të veçantë është fakti se “Ujë Rugove” është ujë burimi – një tregues i qartë i cilësisë dhe pastërtisë së tij natyrore. “Ujë Rugove” nuk ka mbetur vetëm një produkt i dashur për konsumatorët shqiptarë, por ka fituar edhe besimin e autoriteteve zvicerane. Uji është testuar në kantonet Zürich dhe Luzern, ku ekspertët e kontrollit dhe analizës kanë konfirmuar se bëhet fjalë për njërin ndër ujërat më të mirë në Zvicër.
Ky është një sukses që flet vetë – dhe një dëshmi që cilësia e Kosovës mund të konkurrojë me markat më prestigjioze të Evropës. Konsumimi i rregullt i “Ujë Rugove” nuk është vetëm çështje shijeje – por edhe kujdesi për trupin dhe shëndetin. Falë përbërjes së tij natyrale, me minerale si kalciumi dhe magnezi, ky ujë ndihmon në forcimin e kockave, përmirëson metabolizmin dhe ndihmon në largimin e toksinave.
Një mënyrë e thjeshtë dhe natyrale për të qëndruar të hidratuar dhe plot energji çdo ditë. Që nga viti 2022, “Ujë Rugove Schweiz” është bërë pjesë e tregut zviceran, falë angazhimit të Blendor Jasiqit dhe Lirigzon Zenunit. Të mbështetur nga Korporata Rugova në Kosovë, ata kanë krijuar një rrjet shpërndarjeje që sot e bën të mundur që “Ujë Rugove” të gjendet në kantonet Zvicerane.
“Sfidat kanë qenë të mëdha, kryesisht administrative, si përshtatja e etiketave në gjuhën gjermane. Përndryshe, gjithçka ka funksionuar me standarde evropiane”, – thonë drejtuesit e kompanisë.
Kompania planifikon të zgjerojë gamën e produkteve, të investojë në teknologji moderne dhe të forcojë rrjetin e shpërndarjes ndërkombëtare. Qëllimi kryesor mbetet i njëjtë: ruajtja e cilësisë, pastërtisë dhe identitetit të ujit që buron nga zemra e Kosovës. “Është krenari e madhe që ‘Ujë Rugove’ është bërë simbol i cilësisë natyrore të Kosovës.
Ftojmë të gjithë shqiptarët në Zvicër të mbështesin prodhimet vendore – sepse kështu ndihmojmë vendin tonë dhe në të njëjtën kohë konsumojmë njërin prej ujërave më të mirë që gjenden në Zvicër,” – përfundojnë drejtuesit e kompanisë. Për të gjithë të interesuarit, “Ujë Rugove” ofron shërbim porosie dhe shpërndarjeje në të gjithë Zvicrën – një mundësi për të pasur në tryezë një pjesë të Kosovës, çdo ditë./Alb’swiss TV/